Riorganizohet SC Gjilani (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 11.01.2023 19:29 nga Endrit Zogaj 11.01.2023 19:29 Ekipi SC Gjilani ka lënë anash problemet financiare që i kishte për disa muaj, pasi në kryesi u kthye përsëri investitori Florim Zuka deri në përfundim të kampionatit. Se janë në disponim të mirë dhe të etur për sukses e tha edhe trajneri i “Skifterëve”, Zekirija Ramadani i cili beson fuqishëm tek skuadra e tij aktuale. Futbollistët e Gjilanit gjatë pauzës prej një muaj e gjysmë kanë punuar individualisht për të arritur objektivën e tyre që është dalja në garat evropiane. Pas pushimit, në seancën e parë stërvitore të Gjilanit, për arsye objektive munguan: Mevlan Zeka, Enea Koliqi, Besart Krivanjeva dhe Elton Kale. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days