Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KB Rahoveci e zyrtarizon trajnerin e ri

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 26.12.2022 16:45

Ekipi i basketbollit Rahoveci, e ka emëruar trajnerin e ri të klubit, pas dorëheqjes së Muhammed Thaçit.

Përmes rrejteve sociale, të hënën “Vreshtarët” e kanë prezantuar Daniel Nelsonin në krye të ekipit.

Sipas njoftimit të ekipit, Nelson menjëherë do të fillojë punën tek Rahoveci për ndeshjen e radhës, përballë Vëllaznimit.

Aktualisht, Rahovei është skuadra me rezultatet më të dobëta në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Vreshtarët” janë në vendin e tetë me vetëm dy fitore e 12 humbje të pësuara.

lajme të ngjashme