Katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan NULL NULL 26.12.2022 15:37 26.12.2022 15:37 Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë. Kështu tha për Klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës. Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshirë katër vetura. ” Rreth orës 12:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” – tha Ahmeti.