Haxhiu nga “Finesë Events”: Ngjyra e kuqe mbetet simbol për dekorimet gjatë festave të fundvitit (VIDEO) NULL NULL 24.12.2022 13:19 24.12.2022 13:19 Këtë të shtunë në emisionin “Familja ime” u diskutua për ndikimin e festave të fundvitit në psikologjinë e njerëzve. Ariana Haxhiu nga “Finesë Events” ka treguar se gjatë kësaj periudhe kanë kërkesa nga klientët, sidomos për dekorimin e pjesës së jashtme të shtëpisë. Ajo tha se ngjyra e kuqe mbetet e preferuara e njerëzve për dekorimet, njofton Klan Kosova. “Kemi kërkesa jo vetëm të kompanive të mëdha, por edhe prej shtëpive private, por më shumë për pjesën e jashtme – oborrit dhe fasadës. Për dekorimin e bredhit ka mbetur ngjyra e kuqe si simbol i babadimrit, por më shumë preferojnë që t’i përshtaten ambientit dhe enterierit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.