Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rasti me foshnjën në Pejë, lirohet nga detyra kryeinspektori shëndetësor

NULL NULL
22.12.2022 15:42
Spitali i Pejes
spitali i pejes

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka liruar nga detyra u. d. e kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, Shaban Osmanaj.

Arsyeja për shkarkimin e tij është rasti i ndodhur në Spitalin e Pejës, ku foshnja që lindi e pajetë ishte futur me çarçafë në rrobalarëse.

“Pas shqyrtimit të të gjitha të dhënave dhe detajeve të rastit të rëndë të ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës është liruar nga detyra u. d. kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, z. Shaban Osmanaj”, thuhet në njoftim.

MSH-ja thotë se në këtë rast ka dështuar zbatimi i detyrave dhe misionit, “konkretisht ka munguar komunikimi, informimi i drejtë dhe mbi të gjitha adresimi në kohë i rastit nga ana e Inspektoratit Shëndetësor”.

“Duke shprehur sinqerisht keqardhjen më të thellë për familjarët dhe të afërmit që janë ballafaquar me këtë ngjarje tepër të rëndë, ri-përsërisim se etika dhe mbrojtja e dinjitetit njerëzor për pacientët e qytetarët në përgjithësi duhet të garantohet në çdo rrethanë nga institucionet shëndetësore. Kush nuk mbërrin ta përmbushë këtë, nuk mund të vijojë të mbajë pozita menaxheriale”, thekson MSH-ja në njoftim.

Në të njëjtën kohë, MSH-ja ka thënë Prokuroria dhe Policia e kanë mbështetjen e tyre të plotë “që sa më parë që është e mundshme të ndërmarrin veprimet e duhura drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes dhe adresimin e personave përgjegjës konkretë të veshur me këtë përgjegjësi”.

“Ndërsa u. d. Ministrja e Shëndetësisë ka marrë të gjitha hapat për përgjegjësitë administrative dhe çështja po vijon të trajtohet deri në sqarimin përfundimtar”, përfundoi njoftimi.

lajme të ngjashme