Serbët varin pankartën në Rudar: “Kurti, Kosova nuk është pordha jote, kjo është trashëgimia jonë” NULL NULL 22.12.2022 12:11 22.12.2022 12:11 Në Rudar afër Kryqit në Zveçan, ku në mesditë është paralajmëruar të mbahet protesta e serbëve të Kosovës, është shpalosur një pankartë me mbishkrimin “Kurti, Kosova nuk është pordha jote, kjo është trashëgimia jonë!”. Aty po bëhen përgatitjet për një takim tyre që e kanë paralajmëruar se do të jetë i madh, ku tashmë janë mbledhur një numër i serbëve. Misioni i EULEX-it sot ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook se po monitoron nga afër situatën e sigurisë në veri të Kosovës përmes pranisë së tyre të shtuar në terren. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.