Dyshohet për nëntë policë të vdekur nga sulmi me bombë në Irak NULL NULL 18.12.2022 17:50 18.12.2022 17:50 Një burim për Reuters ka thënë se nga një sulm me bombë dhe me armë në veri të Irakut dyshohet se janë vrarë nëntë policë. Ndërsa, disa orë më herët sot brenda ditës ishte raportuar se të vrarë janë shtatë policë. Sulmi ndodhi pranë qytetit të pasur me naftë të Kirkukut, rreth 293 km (182 milje) nga kryeqyteti Bagdad të dielën. Asnjë grup nuk ka thënë se qëndron pas vrasjeve, por zyrtarët fajësuan grupin Shteti Islamik. Të mërkurën, një bombë në anë të rrugës vrau tre ushtarë irakianë pranë Bagdadit. Shteti Islamik tha se e vendosi bombën, shkruan AlJazeera, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025