Don Xhon me “Shah Mat” sjellë katër video projekte muzikore (VIDEO) NULL NULL 16.12.2022 18:51 16.12.2022 18:51 Rep artisti, Don Xhon ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor të paralajmëruar disa javë më parë. Ylli i hitit “Mafia” ka lancuar “EP”-in e tij të parë të titulluar “Shah Mat” dhe të përbërë nga gjithsej katër këngë bashkë me video klipe. “Boki”, “Testom”, “Q*va”, “Dilema” janë këngët e këtij projekti, të cilat po sa u publikuan filluan të pëlqehen e klikohen me të madhe. Kujtojmë se kënga e fundit e Don Xhon mbetet bashkëpunimi me Era Istrefin – “Hala”, një projekt muzikor që ka grumbulluar mbi 30 milionë klikime në platformën YouTube.