Janë 46 mijë faqe që duhen trajtuar para se të nisë gjykimi ndaj Thaçit e të tjerëve NULL NULL 16.12.2022 12:11 16.12.2022 12:11 Dhomat e Specializuara të Kosovës janë duke mbajtur një konferencë për ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Hashim Thaçiq, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Në këtë konferencë është bërë e ditur se janë 46 mijë faqe dokumente që duhet trajtuar brenda 30 ditëve, njofton Klan Kosova. “I vlerësojmë redaktimet në aktakuzë. Sa i takon redaktimeve të dëshmitarëve, këtu përfshihen edhe 46 mijë faqe. Nga ZPS-ja kanë thënë se janë 46 mijë faqe dokumente që duhet t’i trajtojmë dhe të hetojmë brenda 30 ditësh”, ka thënë Gregory Keohe – avokat i Hashim Thaçit. “Është e vështirë që t’i lexojmë këto për 30 ditë dhe të analizojmë se cilat pjesët na hyjnë në punë neve. Duhet t’i kishim marrë këto dokumente më parë”. klankosova.tv