Vushtrri: Arrestohet një person, dyshohet se ngacmoi seksualisht motrën e tij NULL NULL 12.12.2022 12:02 12.12.2022 12:02 Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Vushtrri. Klankosova.tv mëson se dyshohet se personi në fjalë e ka ngacmuar seksualisht motrën e tij. Rasti u raportua edhe nga policia në raportin 24 orësh. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ngacmuar verbalisht viktimën femër kosovare. Njësitë policore janë marrë me rastin, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Klankosova.tv Ndërkaq, nga ana e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës u tha se ndaj të dyshuarit bazuar në masat ligjore gjatë ditës së sotme do të caktohet masa e paraburgimit/Klankosova.tv