Policia e Gjilanit pritet të ndërrojë objekt (VIDEO) NULL NULL 09.12.2022 21:10 09.12.2022 21:10 Policia e Gjilanit pritet të zhvendoset në objektin e ish-Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare. Kjo pasi që ndërtesa aktuale po konsiderohet se nuk i plotëson kushtet, njofton Klan Kosova. “Për shkak të vjetërsisë së objektit që është objekt i ndërtuar shumë vite më herët edhe kualiteti ka filluar të dëmtohet”, tha Aurora Osmani, Drejtoreshë e Shëndetësisë në Gjilan. Ideja tashmë është shqyrtuar e është dërguar për miratim në Kuvendin Komunal qe disa muaj. Derisa diskutimi i saj nisi në fillim të verës së këtij viti. Ndërkohë nëse do të ketë investime edhe në objektin ku parashihet të zhvendosen organet e rendit tha se nuk e di Osmani. “Nuk kam informacione për këtë pjesë besoj kanë policia, por për që ka nevojë për investime në atë objekt është e nevojshme”, tha tutje ajo. Nga Policia në Gjilan thanë përmes telefonit se nga Drejtoria e Përgjithshme e kanë analizuar gjendjen aktuale të tyre dhe se nuk mund të deklarohen për këtë çështje. Televizioni ka dërguar dy herë pyetje tek zyra për media e policisë për dy javë por nuk ka marrë përgjigje.