Zyrtare: Samir Zekiqi bëhet lojtar i Pejës (VIDEO) NULL NULL 06.12.2022 21:29 06.12.2022 21:29 Basketbollisti Samir Zekiqi, karrierën e tij do ta vazhdojë tek klubi Peja. Ai tashmë është zyrtarizuar tek klubi pejan. Zekiqi edicionin e kaluar luajti për klubin mitrovicas Trepça. “Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me lojtarin e Kombëtares së Kosovës, Samir Zekiqin. Samiri, i cili së fundi ishte pjesë e KB Trepçës, do na bashkohet nga afati dimëror dhe do jetë ndihmesë e madhe për trajnerin në sezonin pranverore”, thuhet në njoftim. Vëllezërit Zekiqi vitin e kaluar të tre luanin për klubin e qytetit të tyre. Kurse, sivjet të tre luajnë në klube të ndryshme. Ramadan Zekiqi në Rahovec e Burim Zekiqi në Vëllaznim.