Ilir Meta: Imzot Rrok Mirdita, pionier i rilindjes së besimit në Shqipëri NULL NULL 08.12.2015 14:09 08.12.2015 14:09 Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i shpreh ngushëllimet më të thella komunitetit katolik për ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkv Metropolit i Durrës-Tiranë. “Imzot Rrok Mirdita do të mbahet mend dhe nderohet si një ndër pionerët e rikthimit tek besimi hyjnor dhe ringritjes së Kishës Katolike në Shqipëri, pas errësirës së gjatë shpirtërore të regjimit komunist, i cili u mohoi shqiptarëve edhe të drejtën e besimit”, vlerëson Meta. Jeta dhe vepra e Imzot Rrok Mirditës, sipas Kryetarit të Kuvendit, është një shembull i përkushtimit të thellë ndaj njerëzve dhe veçanërisht më të pamundurve, simbol i solidaritetit dhe sakrificës, ringritjes kombëtare dhe ringjalljes shpirtërore. “Imzot Rrok Mirdita është një nga frymëzuesit dhe arkitektët e shumtë të ruajtjes dhe forcimit të trashëgimisë së shkëlqyer shqiptare të bashkëjetesës dhe harmonisë së besimeve”, vijon Meta. Sipas tij, e gjithë periudha e pasviteve 90-të dhe kalvari i mundimshëm i vendit drejt lirisë, demokracisë dhe një jete më të mirë për popullin shqiptar, ka pasur vëmendjen e thellë, dëshminë e mençur dhe fjalën e urtë të Imzot Rrok Mirditës, njeriut me petkun fisnik të fesë, që e bënte edhe më të mirë të gjithë këtë vend. “Ikja e Imzot Rrok Mirditës është një humbje e madhe për të gjithë ata që e kanë njohur, për të gjithë ata që ai njohu gjatë jetës së tij të përkorë dhe një humbje për të gjithë ata që do t’u mungojë fizikisht ky pionier i madh i rilindjes së besimit në Shqipëri dhe vetë rilindjes së një Shqipërie ndryshe. Një Shqipërie që kërkon të bëhet dhe do të bëhet edhe më e mirë. Siç lutej dhe siç uronte njeriu fisnik, Imzot Rrok Mirdita që vendosi të ikë. Iku duke marrë lamtumirën e të gjithëve duke lënë pas kujtimin e madh të mendimtarit, këshilluesit dhe drejtuesit moral të bashkësisë katolike në Shqipëri”, shprehet më tej Kryetari i Kuvendit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Ujku Trump”, paralajmëron për praninë e gjarpërinjve të pazakontë në Kosovë (VIDEO) 16 minuta më parë