Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

S’punon rryma, shkurtohen orët në shkollën e muzikës në Gjilan (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 29.11.2022 20:29

Shkolla e Muzikës në Gjilan ka mungesë të ngrohjes.

Kjo pasi kabllo aktuale në objektin e ri nuk e përballon aktivizimin, gjë që pos që u rrezikon shëndetin, edhe u vështirëson punën nxënësve dhe stafit.

Për të evituar ftohjen, edhe orari i mësimit për nxënësit e muzikës dhe arteve pamore u shkurtua. Udhëheqësia e shkollës, për këtë çështje është në koordinim me drejtorinë e arsimit.

KEDS-i gjatë javës që shkoi bëri një zgjidhje alternative që mësimi të mos ndalet, derisa të vendoset trafo e veçantë që pritet të bëhet më së largu për dy muaj.

lajme të ngjashme