Rrahet mjeku, dyshohet se abuzoi me vogëlushen me autizëm (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 27.11.2022 20:29 nga Drin Demiri 27.11.2022 20:29 Ordinanca ku shkoi të trajtohej, u kthye në ankth për një pesëvjeçare me autizëm. Me të dyshohet se abuzoi psiqikisht, logopedi, Iljasa Fazliu, nga Gjilani, njofton Klan Kosova. Kjo dëgjohet në një nga seancat me vogëlushen, që familjarët e incizuan për shkak të dyshimeve që kishin, meqë gjendja e vajzës veç po përkeqësohej. Në disa raste, mjeku kalon edhe në sharje ndaj pacientes së tij. Familjarët e dëgjuan incizimin menjëherë pasi e morën vajzën nga ordinanca. Atëherë, babai e daja i saj i shkuan logopedit në kafene ku ishte ulur dhe e sulmuan, njofton Klan Kosova. Dy sulmuesit u arrestuan. Incizimin që ata e paraqitën para organeve të drejtësisë, në pranga çoi edhe Fazliun, që para dy muajsh u bë shef i shërbimeve logopedike në QKUK. Nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar, bënë të ditur se kanë nisur procedurat për marrjen e masave ndaj Fazliut. Nëna e vajzës, me të cilën bisedoi televizioni, tha se nuk është në gjendje aktualisht të flasë për rastin. Seanca dëgjimore për rastin pritet të mbahet të hënën.