Këto janë disa nga mënyrat për t’i lehtësuar simptomat e menopauzës NULL NULL 27.11.2022 09:43 27.11.2022 09:43 menopauza Menopauza mund të jetë një periudhë konfuze, ndaj shpesh ekspertët japin këshilla se si të lehtësohen simptomat e saj. Philippa Kaye, mjeke e përgjithshme tha se ka takuar qindra gra që kërkojnë këtë lehtësim. Ndaj ajo u shpreh se gjëja e parë që iu këshillon, janë ushtrimet fizike, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv. Sipas saj, edhe ndërprerja e pirjes së duhanit i ndihmon gratë që ta kalojnë më lehtë periudhën e menopauzës. Gjithashtu, ajo ka rekomanduar që të mos pini shumë çaja të nxehtë dhe alkool.