7 produkte ushqimore me përbërje të vitaminës D NULL NULL 25.11.2022 12:33 25.11.2022 12:33 Interesi për vitaminën D dhe rolin e saj, natyrisht se gjatë dimrit sa vjen e rritet. Ne e dimë se vitamina D ndikon në shumë funksione trupore, duke përfshirë shëndetin e kockave, sëmundjet autoimune si dhe në kujdesin e lëkurës. Disa nga produktet të cilat përmbajnë vitaminë D janë: -Peshku -Lëngu i portokalli i fortifikuar me vitaminë D -Qumështi -Sardelet -Mëlçia e viçit -E kuqja e vezës -Drithërat e fortifikuara Vitamina D është njëkohësisht një lëndë ushqyese që hamë dhe një hormon që prodhon trupi ynë. Është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e cila dihet prej kohësh se ndihmon trupin të absorbojë dhe mbajë kalciumin dhe fosforin. Studimet laboratorike tregojnë se vitamina D mund të zvogëlojë rritjen e qelizave kancerogjene, të ndihmojë në kontrollin e infeksioneve dhe të reduktojë inflamacionin. Shumë nga organet dhe indet e trupit kanë receptorë për vitaminën D, të cilat sugjerojnë role të rëndësishme përtej shëndetit të kockave, dhe shkencëtarët po hetojnë në mënyrë aktive funksione të tjera të mundshme. /Klankosova.tv