Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Malisheva nderon me ‘qytetar nderi’ tri personalitete me ndikim (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 23.11.2022 21:01

Komuna e Malishevës ka shënuar sot me një seancë solemne Ditën e Flamurit.

Për nder të 28 Nëntorit, kjo komunë ka shpallur tri personalitete si qytetarë nderi, raporton Klan Kosova.

Xhemal Jashari, vëllai i Ismet Jasharit – Komandant Kumanova, Skënder Sinani, vëllai i Tahir Sinanit nga Tropoja si dhe Shpëtim Idrizi, deputet shqiptar.

Sipas kryetarit të Malishevës, Ekrem Kastrati, komuna që drejton ai është e privilegjuar që arriti të nderojë këta tre persona.

Po ashtu edhe mysafirët nga rajoni u shprehën të respektuar me nderin e bërë. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme