Dj Dagz: Do të doja që finalja e Botërorit të jetë mes Argjentinës e Portugalisë NULL NULL 23.11.2022 00:01 23.11.2022 00:01 Arbër Gumnishta, i njohur si DJ Dagz, ka folur për Kampionatin Botëror, Katar 2022. Ai tha se po i mungon atmosfera që ishte në kampionatet e kaluara, që të mblidhen tifozët e nëpër sheshe e lokale që të festojnë. “Jam duke e përcjellur prej lojës së parë. Botërori deri tash po është i mirë, pasi zakonisht në Botëroret e kaluar janë shënuar pak gola e kanë qenë më të tërhequra. Ndërsa, në këtë Botëror po luhet më hapur dhe po ka gola. Botërori e ka një lezet që të mblidhen njerëzit në sheshe e lokale, e në këtë Botëror s’ka festë të Botërorit, por për mua ndeshjet po janë të mira”, është shprehur ai në “Botërori Special” në Klan Kosova. Tutje, Gumnishta tha se do të donte që ta shihte një finale Argjentinë – Portugali, por që e përkrah Brazilin. “Me dëshirë do të doja që finalja të ishte Argjentinë – Portugali, meqë është Botërori i fundit për Messin e Ronaldon, por me qejf jam me Brazilin”, është shprehur Gumnishta, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.