Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna në Gorazhdec të Pejës

NULL NULL
07.12.2015 11:00
Gorazdevac, 7. decembra 2015 - U Gorazdevcu je jutros rano pucano na nekoliko kuca, vozila i spomenik koji se nalazi u centru tog metohijskog sela, povredjenih nije bilo. Ministar za povratak i zajednice u Vladi Kosova Dalibor Jevtic izjavio je Tanjugu da se incident dogodio rano jutros oko tri sata i da su ostecena dva automobila. FOTO TANJUG / MINISTARSTVO ZA POVRATAK I ZAJEDNICE U VLADI KOSOVA/ bb

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në fshatin Gorzhdec të Pejës ka pasur të shtëna me armë zjarri mbi disa shtëpi, vetura si dhe mbi përmendoren e cila ndodhet në qendër të këtij fshati, por nuk ka pasur të plagosur, raporton Tanjug.

Ministri për Kthim dhe Komunitete në  Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, i ka thënë Tanjugut se incidenti ka ndodhur sot rreth orës tre dhe se janë dëmtuar dy vetura.

Ai ka shtuar se është shtënë në shtëpinë e familjes pesanëtarshe Petroviq, mbi të cilën janë zbrazur pesë plumba nga armë zjarri, ndërsa një plumb është gjetur në banjon e shtëpisë.

Ministri për Kthim ka deklaruar më tutje  se sulmuesit kan provuar ta djegin  përmendoren në fshat, dhe se përmendorja është e demoluar.

Policia e Kosovës ka bërë shikimin e vendngjarjes, raporton Tanug, përcjellë Klan Kosova.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.