Argjentina merr në Katar 3.5 ton mish dhe katër skara të mëdha NULL NULL nga Andi Shabani 20.11.2022 10:17 nga Andi Shabani 20.11.2022 10:17 Argjentina është një prej vendeve që prodhon mishin më të mirë në botë. Mishi, pothuajse asnjëherë nuk mungon në tavolinat e ushqimit të popullit argjentinas. E ky ushqim nuk do tu mungojë futbollistëve të Lionel Scalonit as në Katar, për gjatë kampionatit botëror. Messi me shokë në Lindjen e Mesme kanë transportuar plotë 3.5 ton mish si dhe katër skara të mëdha. “Barbekjutë krijojnë një atmosferë bashkimi dhe rritë kimin mes futbollistëve. Ne e dashurojmë mishin, është pjesë e kulturës tonë”, ka deklaruar përzgjedhësi Scaloni. Një nga skuadrat e tjera të Botërorit që e ka shumë të dashur mishin është edhe Uruguai, që ka vendosur të transportojë 900 kilogramë në Katar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.