Lirohet për arsye shëndetësore Berat Lahu NULL NULL 15.11.2022 12:44 15.11.2022 12:44 Është liruar për arsye shëndetësore asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Berat Lahu. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga avokati i tij, Valdrin Behrami. “Po, është liruar për arsye shëndetësore. E kemi marrë vendimin dhe jemi duke shkuar që ta marrim. Ai lirohet në orën 13:00. Atij sikurse edhe bashkë të pandehurve të tjerë i është caktuar masa e ndalimit”, tha Behrami. “Provat mjekësore i ka dorëzuar edhe në prokurori. I ka të vërtetuara nga mjekët jo vetëm në Kosovë por edhe ndërkombëtar. Ai duhet të i nënshtrohet një trajtimi periodik”, theksoi ai. Lahu ishte arrestuar në aksionin “Brezovica” më 9 shtator. Ai është asamblisti më i votuar në komunën e Prishtinës.