Onkologia shqiptare nga Londra apelon për digjitalizim të shërbimeve në Klinikën e Onkologjisë në QKUK (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 11.11.2022 20:36 nga Arbreshë Uka 11.11.2022 20:36 Pamjet e pritjeve dhe numrit të madh të pacientëve onkologjikë në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, janë dëshpëruese për onkologen Ernese Xhafa-Hamiti, e cila jeton dhe punon në Londër. Sipas saj, kjo problematikë zgjidhet duke e bërë digjitalizimin e shërbimeve si për takimet dhe tretmanët e pacientëve, kështu duke e zvogëluar numrin e pacientëve me kancer që kanë rrezikshmëri të lartë. Onkologia Xhafa-Hamiti këtyre ditëve edhe zyrtarisht i është përgjigjur ftesës shtetërore për të kontribuar në standardizimin e dy protokollove për trajtim të kancerit të gjirit dhe mushkërive, anise bashkëpunimin e ka nisur edhe më herët me kolegët e saj të Kosovës, njofton Klan Kosova. Doktoresha nga mërgata thekson se as për mjekët nuk është e lehtë kur ilaçet mungojnë për pacientët, derisa e njëjta bën me dije se në Onkologji është pritur mirë nga shumica dhe pa barriera, veçse thekson se mjekët-kolegë duhet të komunikojnë mes vete, të respektohen dhe t’i pranojnë ndërrimet pozitive. Me ekspertizën e saj që do ta bëjë për protokollet që kanë qëllim standardizimin karshi rrethanave në Kosovë, onkologia beson që kjo do të ndikojë edhe tek mjekët ngase nuk do të ketë variacione sa i përket trajtimit të pacientëve. E, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Onkologjisë, Arben Bislimi, shton se vullnet për bashkëpunim ka edhe nga ekspertë të tjerë që jetojnë jashtë Kosovës. Një onkolog për radioterapi pritet të vijë në vitin e ardhshëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.