EULEX-i sjell përforcime për sigurinë në Kosovë NULL NULL 08.11.2022 23:10 08.11.2022 23:10 Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, është përforcuar me trupa shtesë policore. Kjo, sipas Borrellit, po bëhet “në këto kohë të tensionuara në Kosovë” për të siguruar stabilitetin në vend, ku zbarkuan xhandarët karabinierë. “Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, përmbush detyrën e tij për të siguruar stabilitetin: Forca Evropiane e Xhandarmërisë nga Karabinierët zbarkuan sonte për të përforcuar përkohësisht njësitin policor të EULEX-it, ‘Formed Police Unit’. EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë një ambient të sigurt”, tha Borrelli, transmeton Klankosova.tv. Kjo nuk është hera e parë që EULEX-i sjell përforcime në Kosovë, pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në mars të këtij viti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025