Çfarë ka pasur mes Justin Bieber dhe Adriana Lima? NULL NULL 05.12.2015 11:30 05.12.2015 11:30 Adriana Lima për një kohë të gjatë është njohur si një nga bukuroshet, e cila e pushton pistën e Vistoria’s Secret. Modelja 34 vjeçare më në fund është shprehur rreth thashethemeve se ajo kishte qenë e lidhur me 21 vjeçarin Justin Bieber. Gjatë një paraqitjeje në Watch What Happens Live, prezantuesi Andy Cohen e pyeti zeshkanen tërheqëse, “kam lexuar diku që ti dhe Justin Bieber u shoqëruat. A keni qenë të lidhur ndonjëherë?”. Pasi i parashtroi pyetjen atij se ku e kishte lexuar këtë, Adriana me shpejtësi u përgjigj ‘Jo” në mënyrë të përsëritur, transmeton Klan Kosova. Raportimet e një lidhjeje të mundshme të kësaj dysheje fillimisht qarkulluan pasi një burim pretendoi se ata të dy janë argëtuar së bashku në ahengun e festivalit të filmit në Kanë në maj të vitit 2014, menjëherë pasi Adriana njoftoi për ndarjen e saj nga bashkëshorti Marko Jariq. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar "Xheloze për suksesin e saj" - Gazetari meksikan flet për motivin e vrasjes së influenceres gjatë live-it në TikTok (VIDEO) 4 weeks