Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çifti që kaloi 15 muaj të mjaltit

NULL NULL
04.12.2015 21:00

Në korrik të vitit 2011, Mark dhe Camille Villaflor kishin ceremoninë civile të dasmës së tyre në Shangai, ku edhe po jetonin në atë kohë.

Një vit e gjysmë më vonë, ata bënë ceremoninë e dytë të martesës: një me familjarët dhe shoqërinë në vendin e tyre në Filipine.

Më pas ata vendosën se çfarë do të bëjnë për muajin e mjaltit.

“Gjithmonë kam udhëtuar shumë sepse jam rritur në një familje ushtarësh dhe kemi lëvizur sa në njërin në tjetrin vend”.

“Disa ditë të zankoshme të muajit të mjaltit, nuk mjaftonin për ne që të shpërndanim të gjithë dashurinë që kishim”.

Kështu që ata vendosën se në vend të 30 ditëve të muajit të mjaltit t’i bënin 365 ditë… që më vonë u shndërruan në 500 ditë.

Çifti i kanë postuar të gjithë aventuarat et yre në Instagram dhe në blog nën titullin “365 takime”.

Por si ia arritën që të kalonin aq kohë të gjatë në pushim, meqë kjo gjë kushton edhe shumë?!

“Pas dasmës ne filluam të kursejmë shumë”.

“Unë punoja në një shkollë ndërkombëtare në Shangai që paguhej mirë, kurse Camille punonte punë të pjesshme”, u shpreh Mark Villaflor.

Në 18 muaj ata kanë shpenzuar rreth 35 mijë dollar dhe ishin të gatshëm që të ia fillonin aventurës së tyre.

Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi nga viti i tyre i mjaltit.

cifti2

cifti

cifti8

cifti7

cifti6

cifti5

cifti3

lajme të ngjashme