Serbët në veri, disa pro vendimit për targat e disa kundër (VIDEO) NULL NULL 01.11.2022 18:02 01.11.2022 18:02 Në pikën kufitare në Jarinje janë duke u lëshuar fletëqortimet për vozitësit e mjeteve që janë me targa KM dhe jo RKS. Aty sot janë parë duke hyrë dhe dalë nga Kosova një numër jo i madh i automjeteve. Po ashtu, edhe në Mitrovicë të Veriut dhe Zveçan veturat me targat ilegale, siç i konsiderojnë institucionet kosovare, kanë qarkulluar si ditëve të tjera, ndonëse ka hyrë në fuqi vendimi i ri për targat nga Qeveria e Kosovës. Një pjesë e qytetarëve të këtyre qyteteve për Klan Kosovën kanë deklaruar se janë kundër zbatimit të vendimit për targat, ndërsa një pjesë tjetër kanë pohuar se kjo nuk do të duhej të ekzistojë 23 vjet pas luftës së fundit, dhe se e përkrahin vendimin e qeverisë kosovare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.