Pak fjalë për draftin franko-gjerman (VIDEO) NULL NULL nga Drin Demiri 30.10.2022 20:32 nga Drin Demiri 30.10.2022 20:32 Fizikisht nuk arriti të shkojë. Por, virtualisht nga Prishtina, i dyti i qeverisë kosovare në Forumin e Sigurisë në Beograd, foli për një temë pikëpyetjet rreth të cilës pak a hiç janë hequr në Kosovë. Për audiencën në kryeqendrën e Serbisë, Besnik Bislimi, e pranoi për herë të parë që plani franko-gjerman, i afrohet më shumë qëndrimit serb, meqë nuk paraqet marrëveshje përfundimtare dhe s’përmban njohje reciproke në këtë fazë. Detaje të tilla nga një zyrtar shtetëror i Kosovës, profesori universitar, Abit Hoxha, vlerëson se është dashur të zbulohen brenda vendit. Propozimi i dy super-fuqive evropiane, ishte përmendur nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, të cilin fillimisht e mohoi kryeministri, Albin Kurti. Emisari amerikan për dialogun, paralajmëroi se detajet e këtij plani që ShBA e përkrahë, mund të publikohen së shpejti.