PDK: Kryeministri, as mish, as peshk (VIDEO) NULL NULL 29.10.2022 20:14 29.10.2022 20:14 Ndarja në tri faza e vendimit për targa të banorëve në veri, nga kryeministri Albin Kurti, nuk po përkrahet nga subjekti më i madh opozitar Partia Demokratike e Kosovës. Sipas zyrtarit të PDK-së, Bernard Nikajt, shtyrja e këtij vendimi e ka vendosur vendin në një pozicion të pafavorshëm në raportin me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tjerë ndërkombëtar. Me vendimin e ri që do të jetë në zbatim nga 1 nëntori, parashikohet fillimisht të ketë qortime, e më pas edhe gjoba e targa provuese për të gjithë ata që nuk do t’i konvertojnë tabelat në RKS deri më 21 prill të 2023. E pas kësaj datë, pritet që të mos ketë më lëshime.