26 emrat që garojnë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision NULL NULL 28.10.2022 09:14 28.10.2022 09:14 26 emra të njohur dhe të rinj të skenës shqiptare janë përzgjedhur për të performuar në Festivalin e 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Do të jenë 26 performanca nga artistë që do të konkurrojnë për vendin fitues dhe që më pas do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe. Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha krijimet e paraqitura, vendosi që në konkurrim të marrin pjesë 22 këngëtarë dhe 4 grupe muzikore, ku mes tyre ka edhe artistë që vijnë më kompozimet e tyre apo edhe si poetë. Në konkurrim janë emra të njohur të skenës muzikore, por edhe artistë të rinj të cilët synojnë të prekin skenën më të madhe të muzikës shqiptare. Fituesi i Festivalit të 61-të të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës. R E P U B L I K A E S H Q I P Ë R I S Ë RADIO TELEVIZIONI SHQIPTAR Komisioni përzgjedhës i këngëve, pasi dëgjoi dhe vlerësoi të gjitha këngët konkurruese për pjesëmarrje në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, VENDOSI: Të përzgjedhë dhe të kualifikojë në cilësinë e këngëve pjesëmarrëse konkurruese në Festivalin e 61 të Këngës në RTSH, këngët me titujt, me autorët e kompozimit muzikor dhe të tekstit, si dhe me artistët interpretues, në cilësinë e këngëtarit, si më poshtë: Artisti – Kënga 2 Farm – Atomike Alban Kondi & Lorela Karoshi – Melodi Albina Kelmendi – Duje Anduel Kovaçi – Malli Arsi Bako – Sonte dua të jem me ty Melodajna Mancaku – Gjysma e zemrës sime Elsa Lila – Evita Enxhi Nasufi – Burrë Erma Mici – Kozmosi i dashurisë Evi Reçi – Ma kthe Fabian Basha – Një gotë Fifi – Stop Franc Koruni – Në pritje Genti Hoxha – Ajër Gjergj Kaçinari – Dje Luna Causholli – Jetën ta fal LYNX – Nëse ke besim Manjola Nallbani – Dua Permit of Stay – Fobia Petrit Çarkaxhiu – Emri yt mirësi Rezearta Smaja – N’Eden Rovena – Dilo Motit Sara Kapo – Para teje Serxhio Hajdini – Vështirë Urban Band – Në çdo hap Vanesa Sono – Aroma jonë