Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ismet Munishi jep sqarime për të bëmat në rrjete sociale

NULL NULL
nga Emanuell Syla 25.10.2022 18:35

Me të fituar ndeshjen ndaj Llapit, u fut në rrjete sociale për të sulmuar Insajderin.

Te faqja Insport, Ismet Munishi bëri këtë koment, që për disa ishte me vend, e për disa të tjerë jo.

Trajneri i Prishtinës, një ditë më pas, bëri edhe një postim tjetër në profilin e tij.

Ai, të martën, ka dhënë një sqarim për këto ndodhi, duke thënë se: “Thjesht kohë pas kohe unë jap mesazhe për me edukua masën, si dhe shokët e mi, nuk bëhet statusi me goditë dikë, ka qenë edukativ”, ka thënë për Kosova Press, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë, nuk mund të quhet mesazh edukativ ajo që shkroi tek Insporti, e as tek fjalia e katërt e statusit në profilin e tij.

Përkundër kësaj, insiston se postimet e tij do ta ndihmojnë komunitetin sportiv dhe më gjerë.

“Besoj që ka me ju ndihmua të gjithëve, sepse ka gjana të rëndësishme në statusin tim edhe sa i përket karakterit edhe sa i përket të gjitha gjërave”. ka thënë Munishi.

Prishtina që drejton aktualisht në Superligë renditet e treta me 21 pikë nga 12 ndeshje. /klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.