Forcat serbe bartin artileri të rëndë ushtarake pranë kufirit me Kosovën (VIDEO) NULL NULL 24.10.2022 12:46 24.10.2022 12:46 Në mëngjesin e sotëm, forcat ushtarake serbe janë vërejtur duke bartur artileri të rëndë pranë kufirit me Kosovën. Një lexues [emër i njohur për redaksinë e Klan Kosova] ka dërguar video nga vendi i ngjarjes, ku mund të vërehen kamionë ushtarakë të Serbisë të ngarkuar me topa ushtarakë. Sipas këtij lexuesi, videot në fjalë i ka xhiruar 20 kilometra larg kufirit në Merdare. klankosova.tv