Pas 18 vjetësh, Rolling Stones me album të ri NULL NULL 21.10.2022 08:33 21.10.2022 08:33 Grupi “The Rolling Stones” do të publikojë në vitin 2023 albumin e parë në 18 vjetët e fundit. Mick Jagger, Keith Richards dhe Ronnie Wood, së bashku me bateristin Steve Jordan dhe basistin Darryl Jones, kanë regjistruar këngët bazë të albumit të tyre të ri në Nju-Jork. Albumi shënon po ashtu albumin e parë të grupit pa themelues bateristin Charlie Watts, i cili vdiq në vitin 2021 përpara turneut të 60-vjetorit të grupit, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv. Grupi po planifikon një turne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Amerikë të Jugut dhe Evropë pas publikimit të albumit. Rock-bendi i famshëm kohët e fundit ishte subjekt i një serie dokumentarësh me katër pjesë, “My Life as a Rolling Stone”, në “Epix”, duke shfaqur episode të veçanta për Jaggerin, Richardsin, Woodin dhe Wattsin. Së fundmi u publikua po ashtu edhe një dokumentar kushtuar basistit të “Rolling Stones”, Darryl Jones, “Darryl Jones: In The Blood”, me regji të Eric Hamburgut bashkë me një nga intervistat e fundit të Charlie Watts. Jones iu bashkua grupit pasi basisti themelues Bill Wyman u largua në vitin 1992. /Klankosova.tv