KFF Vllaznia debuton në Champions League NULL NULL 20.10.2022 17:55 20.10.2022 17:55 Klubi i femrave Vllaznia nga Shkodra, të enjten, debuton në garën e Ligës së Kampionëve. Kampionet e Shqipërisë për herë të parë do të përfaqësojnë futbollin femëror në garën më prestigjioze për klube, ku në takimin e parë do të ballafaqohet me Real Madridin. Vllaznia do të jetë skuadra e parë shqiptare nga të dyja konkurrencat, që ka arritur të kualifikohet ne fazën e grupeve të Ligës se Kampioneve. Veç Real Madridit në këtë grup janë edhe Chelsea dhe Paris Saint Germain.Për ekipin nga Shqipëria luajnë edhe disa futbolliste nga Kosova si Jehona Shala, Rrezona Ramadani e Viona Rexhepi. Vllaznia e Shkodrës, deri te grupet e Champions arriti pasi zhvilloi dy xhiro kualifikuese, ku eliminoi Spartak Myjava nga Sllovakia dhe Vorskla-Kharkiv nga Ukraina. Sfida përballë Real Madridit luhet në stadiumin “Loro Boriqi” nga ora 18:45.