Shpërthim me eksploziv gjatë natës në Tiranë NULL NULL 19.10.2022 07:20 19.10.2022 07:20 Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në Tiranë. Sipas TopChannel, lënda plasëse i është vendosur një biznesi (dyqan rrobash) në Sheshin Wilson në kryeqytet. Nga shpërthimi fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendin e ngjarjes, për zbardhjen e plotë të rrethanave. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës.