Sonte zhvillohet ndeshja në mes të Ballkanit dhe Sivassporit NULL NULL 13.10.2022 08:43 13.10.2022 08:43 Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur e futbollit në mes të ekipit kosovar, Ballkanit dhe atij turk, Sivassporit e që është e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës. Loja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa për ekipin nga Suhareka pritet të ketë përkrahje masive, pasi që të njëjtit gjatë ditës së djeshme njoftuan për shitjen e të gjitha biletave, njofton e Klankosova.tv. Ballkani, njëherësh ekipi kampion i Kosovës është në kërkim të kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.