Kervan: Së shpejti një delegacion ukrainas vjen në Kosovë, janë për njohje të pavarësisë (VIDEO) NULL NULL nga Enis Reçica 12.10.2022 13:13 nga Enis Reçica 12.10.2022 13:13 Gjatë mbledhjes të së martës, deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtetet mosnjohëse. Por, në anën tjetër, vet shteti i tij, Ukraina, nuk e njeh Kosovën ende. E për këtë çështje, deputeti kosovar, Enis Kervan, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se disa deputet do të vijnë në ditët në vijim në Kosovë, ku do kenë edhe vizitë në Kuvendin e Kosovës. Kervan, tha se në bazë të bisedave me deputetët ukrainas, ata janë për njohjen e pavarësisë, dhe kjo çështje mund të ndryshoj shpejt atje. Deputeti turk në Kosovë, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se Kosova tashmë e ka grupin e miqësisë Kosovë-Ukrainë, dhe se ky delegacion që do të vije në Kosovë, punën e parë që do ta bëjnë, me t’u kthyer në Kiev, do jetë formimi i grupit parlamentar të miqësisë Ukrainë-Kosovë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.