Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Liberalizimi i vizave dhe marrëveshja Kosovë-Serbi, Kurti shprehet optimist për këto dy çështje

NULL NULL
09.10.2022 10:07

11:32 – Kurti për Manastirin e Deçanit: Besoj se çështja do të zgjidhet, jam optimist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij ai ka folur për çështjen e tokës së Manastirit të Deçanit, për të cilën tha se është optimist se çështja do të zgjidhet, përcjell Klankosova.tv.

“Besoj se çështja do të zgjidhet, jam optimist, unë jam kryeministri i parë i Kosovës i cili nuk pranohet në takim nga priftërinjtë ortodoksë në Manastirin e Deçanit. Janë takuar pararendësit e mi, por mua s’më duan në takim. Kam kërkuar takim por më refuzojnë. Besoj se mund të përfshihemi në dialog e të zgjidhim problematikat që i kemi”, tha Kurti.

Tutje, ai u shpreh se duan që ta ruajmë Manastirin e Deçanit, që është siç u shpreh ai trashëgimi kulturore e gjithë qytetarëve.


11:29 – Kurti shprehet optimist për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur optimist për marrëveshje në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

Ai këtë deklaratë e bëri në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke shtuar se ky dialog s’duhet të shërbejë vetëm për menaxhim krizash por edhe për marrëveshje.

“Jam optimist për dialogun në Bruksel. Dialogu s’duhet të shërbejë vetëm për menaxhim krizash, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje. Jemi futur në fazë të re që prej 18 gushtit të këtij viti, është fazë e re, sepse tema e parë në zyrën e z. Borrell në Bruksel ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogimi për marrëveshje, do të diskutojmë për kornizë”, është shprehur Kurti.

Ai tha se nuk është që s’do të ketë pika të tjera në marrëveshje, por pjesa qendrore do të jetë njohja e ndërsjelltë.

“Jam shumë optimist. Në të kaluarën, kur njohja e pavarësisë së Kosovës, ishte një qasje motivimi për zvarritje. Nëse i thoni Serbisë pavarësia vjen në fund, e inkurajoni ta shtyjë fundin. Nuk them se nuk do të ketë pika tjera në marrëveshje, por pjesa qendrore do të jetë njohja e ndërsjelltë. Kjo qasje e re, me agjendën e re në Bruksel ku synojmë të kemi kornizë të përgjithshme të marrëveshjes, më bën mua optimist për muajt që kemi përpara për arritje të një marrëveshje ligjërisht të obligueshme”, ka vazhduar ai.


11:27 – Kurti për liberalizimin e vizave: S’ka bazë skepticizmi i disa vendeve kundërshtuese

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se skeptizimi i disa vendeve anëtare që janë shprehur kundër liberalizimit të vizave për Kosovën nuk ka bazë më. Sipas tij, Kosova ka plotësuar më shumë kritere se çdo vend i rajonit, ndërsa ka përmirësim edhe në fusha të tjera.

Sipas tij, vetë Bashkimi Evropian, përmes edhe organizmave të tij, është shprehur pro-liberalizimit të vizave.

“Korrikun që shkoi ne shënuam katër vite që kur Komisioni Evropian për herë të dytë rekomandoi liberalizimin e vizave për kosovarët. BE-ja, si projekt e proces më i rëndësishëm historik të paqes dhe prosperitetit që nga Lufta e Dytë Botërore, po ashtu është treguar se është në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha ai.

Kurti duke rikujtuar kriteret e plotësuara, tha se është shënuar progres edhe në luftimin e korrupsionit dhe sundim të ligjit.

“Ne kemi plotësuar 95 kritere që është 2.5 herë më shumë kritere sesa ato që i plotësuan vendet tona fqinje, kemi përmirësuar imazhin e Kosovës, në shkallë shumë të madhe gjatë vitit që shkoi, jemi ngritur në 17 vende në indeksin për perceptimin e korrupsionit te ‘Transparency International’, policia jonë ka kryer mbi 700 operacione ndaj krimeve ekonomike, korrupsionit dhe krimeve të organizuara, ka arrestuar mbi 2000 mijë persona diku 300 prej tyre zyrtar publik ose shtetëror…varet nga gjithë secili vend anëtar i BE-së që të jap fund skepticizmit për shkak se nuk ka bazë objektive për këtë kundërshtim më”, tha ai.

Këto deklarata Kurti i bëri në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”./kp


10:32 – Kurti: NATO-ja duhet të na ndihmojë që të bëhemi pjesë e programit të partneritetit për paqe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Ai ndër të tjera është shprehur se NATO-ja duhet të na ndihmojë që të bëhemi pjesë e programit të partneritetit për paqe.

Kurti gjithashtu u bëri thirrje të gjitha vendeve anëtare të NATO-s që t’i ndihmojnë Kosovës të bëhet pjesë e këtij programi, përcjell Klankosova.tv.

“Gjithashtu e NATO-ja duhet të na ndihmojë që të bëhemi pjesë e programit të partneritetit për paqe. Mund të paramendoni ku Bjellorusia dhe Serbia janë të pranuara, kurse Kosova jo, kështu që unë do u kisha bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare të NATO-s që t’i ndihmojnë Kosovës të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe si një hap i parë i madh drejt anëtarësimit në NATO”, u shpreh ai.

Tutje, Kurti foli edhe në lidhje me FSK-në dhe rritjen e aftësive dhe kapaciteteve në këtë drejtim.

“Ne duan të rrisim dhe shtojmë aftësitë dhe kapacitetet tona, që nënkuptojnë pajisje të reja ushtarake dhe trajtime të reja për FSK-në”, u shpreh tutje ai.


10:25 – Kurti: Jo vetëm që NATO-ja e mbron Kosovën, por edhe Kosova NATO-n

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se jo vetëm që NATo-ja e mbron Kosovën, por edhe anasjelltas.

Sipas tij, Kosova e mbron historinë e suksesit të intervenimit të NATO-s në vend, njofton Klankosova.tv

“Edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO-ja është në Kosovë. Kosova është një pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s. Nuk jam pretencioz kur them se jo vetëm që NATO-ja e mbron Kosovën por edhe Kosova NATO-n, pasi ne e mbrojmë storien e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë”, ka thënë Kurti në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.


10:07 – Kurti: Pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët e NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në fjalimin e tij ai thënë se angazhimi për rritjen e kapaciteve të FSK-së është i vazhdueshëm.

“Angazhimi ynë do të vazhdojë gjatë këtij viti, por edhe në vitet që vijnë me dislokime të tjera të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për të rritur kapacitetet për luftim FSK vazhdon me përjekje intensive të përgatitjes për pjesëmarrje në ushtrimin e radhës më të madh “Defender Europe 2023” që është paraparë të zhvillohet në maj dhe qershor të vitit që vjen në vende të ndryshme të Evropës, duke përfshirë edhe vendin tonë”, u shpreh ai.

Kurti është shprehur që pas rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët e NATO-s, përcjell Klankosova.tv.

“Pas agresionit rus në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët e NATO-s për të ndihmuar dhe kontribuar në luftën e popullit ukrainas kundër agresionit rus. Ministria e Mbrojtjes dhe lidershipi ushtarak i FSK-së merr pjesë rregullisht në takimet e grupit të kontaktit për Ukrainën. Qeveria e Kosovës dhe veçanërisht institucionet e mbrojtjes dhe sigurisë do të vazhdojnë që të zhvillojnë, modernizojnë dhe përgatisin së bashku me partnerët e NATO-s kapacitetet me synimin që në të ardhmen vendi ynë të bëhet anëtar i NATO-s dhe të kontribuojë në promovimin e vlerave demokratike dhe paqes e sigurisë në botë”, u shpreh tutje ai.


09:53 – Kurti: Shoqëria njerëzore sot po sfidohet nga rilindja e ideve të vjetra, por jo të harruara, të fashizmit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke mbajtur adresimin e tij në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kurti tha se shoqëria njerëzore sot është duke u sfiduar nga idetë e vjtetra por jo të harruara të fashizmit.

“Në këtë mjedis bashkëkohor të sigurisë vlera njerëzore dhe shoqëria njerëzore është duke u sfiduar nga rilindja e ideve të vjetra por jo të harruara të fashizmit, politika hegjemoniste dhe ekspacioniste e Rusisë, tendencat ruse për hegjemoni globale”, ka thënë Kruti.

Ai po ashtu tha se edhe kërcënimet ushtarake të Koresë së Veriut për lindjen e largët, janë indikatorët më të mirë për të treguar se sa serioze dhe delikate është situata e sigurisë.

Kurti ka shtuar se NATO-ja, si organizatë që është përgjegjëse për të promovuar vlerat demokratike, për të ndërtuar besimin, vazhdon të mbetet një aleancë e vendeve që synojnë që të mirëmbajnë poaqen dhe stabilitetin në nivel global.

“NATO është e vetmja aleancë politike dhe ushtarake që synon të ruajë të arriturat e shoqërisë njerëzore dhe vlerat demokratike”, ka shtuar ai.

lajme të ngjashme