Triler në Wembley, Anglia me Gjermaninë ndahen 3 me 3 (VIDEO) NULL NULL 26.09.2022 22:51 26.09.2022 22:51 Anglia dhe Gjermania janë ndarë 3:3 në kuadër të Ligës A së Kombeve. Ilkay Gundogan realizoi nga pika e bardhë në minutën e 52-të, Kai Havertz në të 67-tën. Luke Shaw dhe Mason Mount në minutat 72’ dhe 75’ barazuan rezultatin, ndërkaq Harry Kane përmbysi gjithçka nga penaltia e realizuar në minutën e 83-të. Ndërkaq, Havertzi barazoi gjithçka tre minuta para fundit. Kështu, Anglia përfundon e fundit në grupin 3 të Ligës A së Kombeve me tri pikë, ndërkaq Gjermania në të tretin me shtatë pikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.