Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ombrella, fshehje prej dhe nga

NULL NULL
23.09.2022 17:04

Kënga “Njeriu me ombrellë” e bendit 7 me 7 këtë herë i ra hise ta dëgjojë dramaturgut Zymber Kelmendi.

I ftuar në emisionin KultOra në Klan Kosova, ai rrëfeu për mbresat e tij për një këngë të padëgjuar më herët për të.

Simbolika e ombrellës për Kelmendin vjen e interpretueshme varësisht nga karakteret që e bartin atë – si mburojë prej së jashtmes, apo si fshehje e së brendshmes në ballë të së jashtmes.

“Sugjeron ambiente, gjëra të cilat realisht ne mund t’i vendosim se ku do të jemi, ajo që më bëri përshtypje në nivelin e tingullit ishte një kitarë fantastike e cila e kishte efektin e një lloj rrugëtimi deri te fëmijëria ime dhe kjo më la një shije shumë të mirë”, ka thënë Kelmendi në KultOra të Klan Kosovës.

“Kurse në nivelin e tekstit, kjo është një këngë prej atyre që ka shqyrtime të çdo lloji, varësisht prej gjendjes emocionale të vetë dëgjuesit”.

“Kjo ombrellë përdoret pastaj, te dikush mund të lexohet si një mburojë nga jashtë, e te dikush si një fshehje nga një e vërtetë apo nga një ambient i caktuar”.

“Këto lloje tingujsh më tepër duke mos pasur një lloj kontinuiteti të një rrëfimi të caktuar të bëjnë të jesh ku ju doni dhe këtë lloj kënge do ta dëgjoja sa e sa herë jo në kuptimin e tekstit po them sepse ai ë nuk është që ka një rrëfim apo një unitet të caktuar mirëpo [e ka] në nivelin e muzikës dhe tingullit sidomos të kitarës”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.