Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani takon Blinken, e falënderon për angazhimin për paqen dhe stabilitetin rajonal

NULL NULL
22.09.2022 21:32

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në New York, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i Amerikës, Joe Biden.

Osmani ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku bashkë kanë biseduar për zhvillimet e fundit, njofton Klankosova.tv.

“E informova atë [sekretarin Blinken] për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani në Twitter, krahas fotografisë bashkë me kryediplomaten, Donika Gërvalla-Schwarz dhe sekretarin amerikan Blinken.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.