Narkomani ther me thikë tre policë në Prizren NULL NULL 17.09.2022 18:17 17.09.2022 18:17 Janë therrur me thikë tre policë në lagjen “Dardania” në Prizren. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Shaqir Bytyqi, i cili tha se njëri polic është në spitalin e Prizrenit, njëri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm, ndërsa tjetri është liruar. Byqyqi ka njoftuar se zyrtarët policorë janë therur nga një 36-vjeçar, i cili është person i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike. “Para orës 17:00 në lagjen ‘Dardania’, familjarët kanë kërkuar ndihmën e policisë për shkak se djali i tyre, tashmë i dyshuari, nuk ka pranuar që të marrë disa ilaçe qetësimi. 36-vjeçari është i njohur për policinë si përdorues i substancave narkotike. I dyshuari nuk i është bindur urdhërit të policisë dhe i ka therur tre zyrtarë policorë me thikë të cilët janë dërguar në spitalin e Prizrenit. Njëri prej tyre është liruar, njëri vazhdon të qëndrojë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq tjetri është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, shtoi Bytyqi.