Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Pensionistët protestojnë urtë e butë para Kuvendit (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 15.09.2022 21:10

Pensionistët po duan dinjitet.

Mosha e tretë po e sheh fort të panevojshme paraqitjen e tyre çdo gjashtë muaj për t’u lajmëruar se janë gjallë për t’iu vazhduar pensioni i pleqërisë.

Andaj të enjten ia mësynë Kuvendit për protestë.

Deputetëve të opozitës të cilët i takuan fillimisht, pos që iu treguan për kërkesat e tyre, ju dhanë edhe lule.

Nuk e lanë pa përmendur as çështjen e përvojës së punës, atë të 15 vjeçarit deri në vitet e 90-ta.

Të moshuarit thonë se shoqëria ka treguar neglizhencë dhe mohim ndaj tyre si qenie.

Iniciuesi i kampanjës “Dinjitet për Pensionistët”, Xhevdet Pozhari, tha se me këtë aksion synojnë sensibilizimin e deputetëve lidhur me pensionistët për skema pensionale.

Pensionistët kanë kërkuar forma të tjera alternative, por jo edhe me prezencë fizike, që për moshën që kanë është e mundimshme.

lajme të ngjashme