Podgorica pret Kosovën në NATO e BE (VIDEO) NULL NULL nga Florent Zeqaj 09.09.2022 20:59 nga Florent Zeqaj 09.09.2022 20:59 Me kufirin nuk është qartësuar gjithçka. Por për Malin e Zi nuk është telashe që Kosovën ta mbështesë në çdo aspekt, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO. Këtë zotim e bëri sot Rasko Konjeviq, i cili u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij kosovar, Armend Mehaj. E nikoqiri anëtarësimin në NATO po e sheh si jetik për sigurinë e Ballkanit. Ardhja e Konjeviqit në Prishtinë kishte për qëllim edhe nënshkrimin e një memorandumi bashkëpunimi, dokument ky i cili pritet t’i thellojë marrëdhëniet në mes të dy shteteve. Ministri i Mbrojtjes bëri të ditur se marrëveshja fokus ka dikasterin e tij, që siç thotë është i domosdoshëm në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit.