Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në pranga, tre sulmuesit e dy të miturave në Skenderaj (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 08.09.2022 23:45

Ishin fqinjë prej kohësh në objektin e njëjte banesorë, në Skenderaj.

Por, fqinja doli ta ketë me sherr miqësinë me familjen e dy vajzave të mitura 9 e 11 vjeç.  Këto të fundit ajo i ftoi në banesën e saj.

E më pas aty dyshohet se i thirri edhe dy të afërt të saj, të cilët dyshohet se i sulmuan seksualisht të miturat, të cilat edhe i nxitën për martesë.

Kur për rastin mori vesh babai, e njoftoi policinë, të cilët i arrestuan tre të përfshirët.

Për të marrë dëshminë e vajzave, Prokuroria e Mitrovicës kërkoi ndihmën edhe të Qendrës për Punë Sociale në Skenderaj. Këta e çuan veç punonjësen e qendrës, pasi psikolog nuk patën.

Andaj, për këtë shkak intervistimi i viktimave, i cili zgjati rreth 5 orë, u bë pa prezencën e profesionistit të shëndetit mendor.

lajme të ngjashme