Avokati i Thaçit thotë se në listën e dëshmitarëve të dërguar nga prokuroria ka shkarje (VIDEO) NULL NULL 08.09.2022 15:33 08.09.2022 15:33 Në Gjykatën Speciale në Hagë është duke u bajtur seanca e radhës për ecurinë e procesit të çështjes kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Gregory Kehoe – mbrojtës i Hashim Thaçit, e ka kritikuar prokurorinë për mënyrën se si e ka përpiluar listën e dëshmitarëve, njofton Klan Kosova. Sipas tij, aty ka shkarje për shkak se kalohet nga dëshmitari 21, tek dëshmitari 23, kështu duke e anashkaluar dëshmitarin 22. Ai po ashtu e ka kritikuar prokurorinë për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj seance, klikoni në linkun e mëposhtëm. Mbrojtja shpreh shqetësimin për vonesën në nxjerrjen e materialeve shfajësuese nga Specialja (VIDEO) klankosova.tv