Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rashiq kritikon qasjen e Kurtit ndaj pakicës serbe (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 31.08.2022 22:56

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u tregua i drejtpërdrejtë.

Diplomati tha se shtetet e rajonit duhet të bëjnë një kthesë të madhe në mënyrën se si ato sillen me pakicat.

“Të gjitha mosmarrëveshjet në vitin e fundit kanë të bëjnë shumë me trajtimin dhe statusin e pakicave në rajon, qofshin kroatët në Bosnje e Hercegovinë apo serbët në veri të Kosovës. Ne duhet të krijojmë një kompakt të ri ku pakicat të ndjehen të përfaqësuara, ku të ndihen të vlerësuara e të integruara. Kjo është një detyrë jo vetëm për qeveritë në terren, por për shoqërinë civile, për partitë politike dhe për komunitetin ndërkombëtar”, tha Escobar gjatë një paneli në Forumin Strategjik në Bled të Sllovenisë.

Politikani Nenad Rashiq thotë se zyrtarët amerikanë e dinë mirë çka flasin kur deklarohen rreth të drejtave të minoriteteve.

Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, në qeverinë e tij të parë, thotë se marrëdhëniet mes ekzekutivit dhe serbëve të Kosovës asnjëherë në histori deri tash s’kanë qenë më të këqija.

“Për shumicën e serbëve është fyese kur kryeministri Kurti po e potencon gjithnjë se atij po i shkruajnë serbët e po i thonë se nuk iu duhet Asociacioni dhe se serbët po i thonë atij se s’iu duhen targat KM e GL. Kjo me të vërtetë është e panevojshme, sepse askush s’ka të drejtë të flasë në emër të të tjerëve, aq më pak në emër të një populli që jeton në Kosovë”, theksoi Rakiq, që është kryetar i Partisë Progresiste Demokratike.

 

 

 

 

 

lajme të ngjashme