Protestuesit nuk fajësojnë vetëm institucionet, por edhe familjen (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 30.08.2022 20:21 nga Flamur Gajtani 30.08.2022 20:21 Sheshi “Skendërbeu” i bëri bashkë për të shprehur pakënaqësinë e tyre mesditën e së martës. Dhjetëra qytetarë disa nga ta të veshur në të zeza u mblodhën si shenjë solidarizimi me të miturën 11 vjeçe që u dyshohet se u dhunua të shtunën nga 5 persona. Ajo që e thirri këtë organizim, tha se në këtë rast nuk ka dështuar vetëm shteti por edhe familjet e të gjithë të përfshirëve. E me institucionet e drejtësisë gjyqtarët e prokurorët, i indinjuar u shpreh një tjetër qytetar. Këta janë të mendimit që as emrat e të dyshuarve nuk duhet mbajtur të fshehur. Në lidhje me këtë çështje të mërkurën është paralajmëruar edhe një protestë tjetër nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Organizim si ky në po të njëjtën ditë do të ketë edhe në Tiranë.