Zbutja e krizës energjetike përmes efiçiencës së energjisë 123 string(11) "Visar Azemi" string(59) "https://klankosova.tv/wp-content/uploads/2022/08/sdsd-6.jpg" nga Visar Azemi 29.08.2022 13:30 29.08.2022 13:30 Këtë vit, në Kosovë kriza energjetike filloj shumë më herët. Jemi mësuar të kemi kriza energjetike kryesisht në sezonin e dimrit kur konsumi është më i larti gjatë vitit por sivjet kjo krizë pritet të jetë më e thellë duke pasë parasysh që problemet u shfaqën qysh në verë. Edhe pse shteti ka ngecur me implementimin e masave për zbutjen e krizës kjo nuk do të thotë që nuk mundemi të fillojmë edhe tani me vonesë. Nëse flasim për amvisëri ndër hapat më të lehtë për kursim mund të konsiderojmë zëvendësimin gradual të pajisjeve elektrike të vjetra me ato efiçiente. Ndër pajisjet elementare janë zëvendësimi i ndriçimit jo-efiçient me atë efiçient LED. Shfrytëzimi i pajisjeve që konsumojnë më tepër energji gjatë periudhës kur energjia është me tarifat e ulëta, kurse ato të fiken kur energjia elektrike është me tarifa të larta. Të ulen termostati i pajisjeve të tilla sikurse janë ngrohësi i ujit, frigoriferi dhe posaçërisht frizi, i cili fare mirë mund të punoj edhe në termostat minimal. Për më tepër, përdorimi racional i energjisë për zierje luan rol të madh, sidomos duhet të shmanget përdorimi i furrës elektrike dhe përdorimi i saj me ekonomizim. Aparati i kafesë, apo përgatitja e çajit mund të bëhen edhe me një sasi më të ulët të energjisë, nuk duhet të qëndrojnë në ngrohje gjatë gjithë kohës. Pajisjet e televizionit, apo kompjuterët nuk duhet të qëndrojnë gjatë gjithë kohës ndezur dhe pajisjet nuk kanë nevojë të qëndrojnë në prizë nëse nuk përdoren. Vendosja e senzorëve të ndriçimit e lehtësojnë aplikimin e ndriçimit të hapësirave dhe njëkohësisht kursejnë energji. Vendosja e pajisjeve me teknologjinë e pompave termike efiçiente janë një format i shkëlqyer për kursim të ngrohjes së hapësirave apo edhe të ftohjes së tyre. Vendosja e tyre në drejtime gjeografike larg diellit, në hije, ndikon në kursim të energjisë për ftohje. Mbrojtja e frigoriferëve nga burimet e nxehtësisë, furrave apo diellit ndihmon në punën e tyre dhe mbron pajisjet nga dëmtimi. Shfrytëzimi i ngrohësve elektrik që akumulojnë energji, mund të shfrytëzohen për ngrohje gjatë tarifës së ulët dhe të mbahen të fikur gjatë tarifës së lartë, ndihmojnë në ekonomizimin e ngrohjes. Organizata Balkan Green Foundation ka bë disa kërkesa që qeveria e Kosovës të merr masa konkrete që pajisjet efiçiente në treg të jenë më të konkurrueshme por nuk është marrë parasysh ndonjëherë. Ajo çka është propozuar dhe duhet të bëhet është që qeveria e Kosovës të largojë nga detyrimet doganore dhe ulje të tatimit për pajisjet efiçente të energjisë, në mënyrë që të jenë më të qasshme financiarisht për qytetarët. Por njëkohësisht të largohen nga tregu pajisjet jo efiçiente duke ja rritur tatimin këtyre pajisjeve dhe duke ndaluar disa prej tyre. pajisje jo-efiçiente këto që kushtojnë më lirë porse harxhojnë energji elektrike më shumë. Qytetarët nuk i dinë dallimet dhe përfundojnë duke siguruar pajisje të lira në fillim por shumë të shtrejta gjatë përdorimit të tyre dhe përfundojnë me fatura të larta të energjisë dhe konsum të lartë. Qeveria e Kosovës duhet të ndërmerr sa disa hapa sa më parë për të zbutur krizën këtë dimër. Duhet të stimuloj shfrytëzimin e mjeteve të tjera për ngrohje gjatë stinës së dimrit, larg përdorimit të energjisë elektrike për këtë qëllim. Mbajtja dhe vendosja e çmimit tavan për pelet, nxitja e prodhimit të kësaj lënde nga prodhues vendor, si alternativë e ngrohjes me energji elektrike do të ishte një hapë i mirë. Kurse masë urgjente nënkupton ndalimin e importit të kaldajave jo efiçiente për ngrohje të tilla sikurse janë kaldajat elektrike me radiator dhe të stimulohen pompat termike me skema të ndryshme financiare. Masë tjetër e rëndësishme është fillimi i një kampanje mediatike për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për kursimin e energjisë, me masa konkrete se si të arrihet kjo. Të krijohet një debat shoqëror rreth kursimit të energjisë, sepse me dimrin që po afron me këto nivele të konsumit dhe prodhimit, reduktimet e energjisë elektrike do të jenë të pashmangshme. Masë tjetër e rëndësisë së veçantë është zbatimi i marrëveshjes së energjisë në veri të vendit që ka rëndësi të madhe për sigurimin financiar të KOSTT por po aq e rëndësishme është ulja e humbjeve në rrjet që për Kosovën janë ende tejet të larta. Thuajse një e katërta të energjisë humbet në rrjet. Përveç që efiçienca e energjisë kontribuon në kursim të energjisë elektrike atë duhet parë si mundësi për rritje ekonomike. Rritja ekonomike ndodh nëpërmjet rritjes se ekonomizimit, kursimit të lëndëve të para të energjisë dhe si rrjedhojë nevojës më të vogël për inpute. Rritë produktivitetin e proceseve ekonomike dhe gjeneron punësim. Punësimi lokal krijohet sidomos nga kompanitë që aplikojnë masa të efiçiencës së energjisë, qoftë të izolimit të ndërtesave, instalimit të pajisjeve efiçiente, etj. Shpenzimi më i vogël i energjisë si shkak i rritjes së efiçiencës nënkupton edhe më pak prodhim të ndotjes dhe shëndet më të mirë, që përkthehet në kosto më të ulëta shëndetësore dhe produktivitet më të lartë. Sikurse çdo investim edhe investimet në masa të efiçiencës së energjisë kërkojnë mjete financiare, të cilët zakonisht qytetarët nuk i kanë të gatshme dhe duhet të gjinden këto financa për investime. Të tilla sikurse janë, kursimet, kreditë, grantet, borxhet apo forma të ndryshme të financimit. Zakonisht kostoja fillestare ndonëse është pak e lartë, me kalimin e kohës investimi kthehet dhe benefitet janë të mëdha, sidomos për një periudhë më të gjatë kohore. Ulen ndjeshëm shpenzimet e energjisë, si për ngrohje si për ftohje. Ulet ndjeshëm kostoja e ndriçimit, kostoja e pastrimit e mirëmbajtjes, kostoja e të bërit biznes apo të ofrimit të shërbimeve dhe prandaj investimet në këto masa kanë sens të mirë ekonomik dhe sjellin benefite të mira për ata që i zbatojnë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.