Lojtarët që do të përballen ndaj ish-skuadrave në grupet e Ligës së Kampionëve NULL NULL 26.08.2022 23:59 26.08.2022 23:59 Të enjten në Stamboll u hodh shorti i Ligës së Kampionëve për kompeticionin e këtij sezoni, ku skuadrat evropiane zbuluan se me kë do të përballen. Ka disa lidhje të shijshme në shumicën e grupeve, megjithatë, me disa lojtarë që përballen me ish-skuadrat e tyre, duke përfshirë Erling Haaland kundër Borussia Dortmund, Robert Lewandowski ndaj Bayernit, transmeton Klankosova.tv. Më poshtë mund të shihni disa prej lojtarëve kryesorë që do të rikthehen të luajnë ndaj klubeve të tyre. Ilkay Gundogan – Manchester City – Dortmund Olivier Giroud – Milan – Chelsea Tiago Silva – Chelsea – Milan Erling Haaland – Manchester City – Dortmund Robert Lewandowski – Barcelona – Bayern Munich Angel Di Maria – Juventus – Paris Saint-Germain